Celebrity

Ndoshta s’ju duhet, por pse të mos e dini: Khloé tregon nëse e pëlqen më Tristan

Shkruar nga Anabel

26 Tetor 2023

Ndoshta s’ju duhet, por pse të mos e dini: Khloé tregon

Nëse doni të dini një detaj ekstra nga raporti i Khloé Kardashian me ish-in Tristan Thompson, ja ku e ke: Ajo nuk tërhiqet më nga ish-i! Domethënë, s'e mohon që është tërheqës, por thjesht nuk e imagjinon dot ta puthë në buzë, pra, sikur s'e ka qejf në atë mënyrë.
 
Khloé, e cila ka qenë paksa e paqartë me deklaratat karshi Tristan, pasi disa episode më parë u shpreh se ka gjasa që në të ardhmen të rilidhet me babain e dy fëmijëve, ishte duke folur me mikeshën e saj të vjetër, Malika Haqq, ku u shpreh:
 
"Në një botë ideale, do të doja të ishim martuar bashkë", por theksoi se nuk ndihet e tërhequr ndaj tij.

Ndoshta s’ju duhet, por pse të mos e dini: Khloé tregon
 
Malika duket e surprizuar nga rrëfimi i Khloé-s, e cila sqaron: "E di që është shumë simpatik. Tristan është shumë i pashëm, nuk jam e verbër, por s'mendoj ta puth në buzë", u shpreh ajo.
 
Khloé dhe Tristan kanë pasur një marrëdhënie shumë të ndërlikuar së bashku, për shkak të tradhtive të tij të shumta. Në janar të këtij viti, Tristan dhe vëllai i tij, Amari, u shpërngulën në shtëpinë e Khloé, pas vdekjes së papritur të mamasë së tyre, Andrea Thompson.

Ndoshta s’ju duhet, por pse të mos e dini: Khloé tregon
 
Së bashku ata kanë dy fëmijë, True, 5 vjeç dhe Tatum, 11 muajsh.

Artikuj të sugjeruar: