Celebrity

Thuhet se Irina Shayk dhe Tom Brady u ndanë për këtë arsye

Shkruar nga Anabel

26 Tetor 2023

Thuhet se Irina Shayk dhe Tom Brady u ndanë për këtë arsye

Marrëdhënia mes Tom Brady dhe Irina Shayk ka përfunduar dhe sipas burimeve të afërta me çiftin, nuk ka drama dhe as hatërmbetje. Gjithçka ndodhi natyrshëm dhe marrëdhënia u zbeh.
 
"Lidhja e Tom dhe Irina u ftoh. Ata u argëtuan bashkë, por ishte e vështirë që ta vendosnin njëri-tjetrin në plan të parë, sepse janë të dy njerëz të zënë me punë", u shpreh burimi.
 
Gjithashtu, shtoi edhe se ndonëse Tom e kishte qejf modelen, sërish nuk kishte plane për një marrëdhënie afatgjatë me të. "Ai do të përqendrohet karriera dhe familja e tij". 
 
Brady dhe Shayk janë parë bashkë për herë të fundit në mes të shtatorit. Thashethemet për një lidhje mes tyre nisën kur ata u fotografuan nga paparacët në shtëpinë e tij. 

Artikuj të sugjeruar: