Celebrity

Ky na qenka vendimi më i vështirë që Kylie ka marrë në jetë

Shkruar nga Anabel

26 Tetor 2023

Ky na qenka vendimi më i vështirë që Kylie ka marrë

Besojeni ose jo, por Kylie ka ende dyshime nëse vendimi për të ndryshuar emrin e të birit nga Wolf në Arie është i duhuri apo jo!

Kylie Jenner foli në një intervistë për The Wall Street Journal ku tha se: "Kjo ishte gjëja më e vështirë që kam bërë ndonjëherë në jetën time. Unë kam akoma pikëpyetje nëse kam bërë gjënë e duhur apo jo."

Kylie futi në lojë këtu hormonet post-shtatzënisë që ndoshta kanë pasur ndikim në pavendosmërinë e saj.

Ky na qenka vendimi më i vështirë që Kylie ka marrë

"Gjendja postpartum ka ndikuar te marrja e një vendimi që atëherë e mendoja të drejtë," thotë Jenner. "Thjesht më shkatërroi. Unë ndihesha e dështuar sepse nuk kisha një emër për djalin tim. Mora pak kohë dhe vendosa sepse e kuptova që sa më gjatë të prisja, më e vështirë do të bëhej".  

Pas lindjes së djalit në shkurt të vitit të kaluar, Kylie Jenner përmes një postimi në Instagram zbuloi emrin e tij, Wolf Webster.

Një muaj më vonë, Jenner tha se ajo dhe Travis Scott e kishin ndryshuar emrin.

"Emri i djalit tonë nuk është më Wolf. Thjesht doja të ndaja me ju sepse vazhdoj ta shoh emrin Wolf kudo," shkroi ajo në postimin në Instagram.

Ky na qenka vendimi më i vështirë që Kylie ka marrë

Emri i ri i të birit u bë publik në fillim të këtij viti kur Kylie Jenner postoi një foto me të me mbishkrimin: Aire.

Kylie dhe ish-partneri Travis Scott u bënë prindër për herë të dytë më 2 shkurt të vitit 2022. Në certifikatën e lindjes, emri i dytë i bebit ishte Jacques, emri i vërtetë i Travis Scott. Ata janë gjithashtu prindër të Stormi Webster, 4 vjeçe.

Burimi: Today