Celebrity

Bella Hadid thyen heshtjen për luftën në Gaza: “Kam marrë kërcënime me vdekje”

Shkruar nga Anabel

27 Tetor 2023

Bella Hadid thyen heshtjen për luftën në Gaza: “Kam 

Bella Hadid theu heshtjen rreth luftës që po zhvillohet në Gaza mes Izraelit dhe Hamasit. Bella është me origjinë palestineze nga i ati dhe ndjekësit dhe fansat e saj prej kohësh kanë kërkuar një reagim nga modelja, e cila ka folur gjithnjë për çështjet dhe padrejtësitë e bëra në Palestinë. Ajo, përmes një reagimi të gjatë ka thyer heshtjen, duke treguar se është kërcënuar me vdekje, por sërish nuk ka frikë.
 
Në deklaratën e publikuar në rrjetet sociale, Bella kërkoi ndjesë për heshtjen e saj dhe u shpreh se ende nuk ka gjetur fjalët e duhura për të gjithë luftën e tmerrshme që po merr jetë të pafajshme. Ajo shtoi se vëmendja e botës është kthyer në një situatë që ka prekur familjet dhe ka marrë jetë të pafajshme për dekada.

"Kam shumë për të thënë, por sot do t'i bie shkurt. Më kanë dërguar qindra kërcënime me vdekje çdo ditë, numri i telefonit tim është zbuluar dhe familja ime është ndjerë e rrezikuar. Por, nuk do hesht më! Frika nuk është opsion. Njerëzit dhe fëmijët e Palestinës, sidomos ata në Gaza, nuk mund të përballojnë heshtjen tonë. Ne s'jemi të guximshëm - ata janë".

Më tej, vijoi:

"Zemra më rrjedh gjak me dhimbje nga traumat që po ndodhin, gjithashtu edhe nga traumat e përgjithshme të gjakut tim palestinez. (Teksa) shoh pasojat e raketave në Gaza, pikëllohem me të gjitha nënat që kanë humbur fëmijët dhe fëmijët që qajnë të vetmuar, pasi kanë humbur baballarët, vëllezërit, motrat, xhaxhallarët, tezet, miqtë që nuk do t'i shohin më në këtë botë. Pikëllohem për familjet izraelite, të cilat janë përballur me dhimbjen dhe pasojat e 7 tetorit".

Bella shtoi:
 
"Pavarësisht historisë së shtetit, unë dënoj sulmet terroriste ndaj civilëve, kudo. Të lëndosh gratë, fëmijët dhe të shkaktosh terror nuk i shërben për mirë lëvizjes "Free Palestine". Besoj thellë në zemrën time se asnjë fëmijë dhe askush kudo ku ndodhet, duhet të rrëmbehet nga familja as përkohësisht dhe as përgjithmonë. Kjo qëndron për njësoj për njerëzit e Izraelit dhe të Palestinës".
 
Modelja tha se ka një koncept të gabuar mbi mënyrën se si bota i sheh palestinezët.

"Është e rëndësishme të kuptojmë vështirësinë e të qenit palestinez, në një botë që na sheh si terroristë që i rezistojnë paqes. Është e dëmshme, është e turpshme, është kategorikisht e pavërtetë".

Ajo rrëfeu edhe historinë e familjes së saj:

"Im atë ka lindur në Nazareth në vitin (kur ndodhi) Nakba (dëbimi i 750,000 palestinezëve në vitin 1948). Nëntë ditë pasi kishte lindur, ai, në krahët e të ëmës, së bashku me familjarë, u dëbuan nga shtëpitë e tyre në Palestinë, u bënë refugjatë, larg prej vendit që e quanin "shtëpi".
 
Gjyshërit e mi, nuk patën kurrë mundësinë të riktheheshin. Familja ime dëshmoi 75 vite dhunë kundër njerëzve palestinezë - më së shumti, pushtime brutale që çuan në shkatërrimin e komuniteteve të tëra, vrasjeve me gjakftohtësi dhe largimin me forcë të familjeve nga shtëpitë e tyre", tha ajo duke shtuar se kjo praktikë vijon ende dhe se dhimbja është e paimagjinueshme.

Ajo bëri thirrje që njerëzit të bashkohen për të mbrojtur njerëzimin. "Ne duhet të qëndrojmë të bashkuar për të mbrojtur njerëzimin dhe dhembshurinë - dhe të kërkojmë që udhëheqësit tanë të bëjnë të njëjtën gjë. Të gjitha fetë janë paqe - qeveritë janë ato që janë të korruptuara dhe ndërthurja e këtyre të dyjave krijon mëkatin më të madh. Ne jemi një dhe Zoti na ka krijuar njësoj. Për gjakderdhjen, lotët dhe trupat duhet të mbajmë zi me të njëjtin respekt".
 
Modelja theksoi se ka një krizë humanitare në Gaza që duhet marrë në konsideratë. "Ka një krizë urgjente humanitare në Gaza që duhet marrë parasysh. Familjet duan ujë dhe ushqim. Spitalet kanë nevojë të furnizohen që të punojnë gjeneratorët, për të mbajtur gjallë të plagosurit"

"Luftërat kanë ligje - dhe ato duhen respektuar, pavarësisht gjithçkaje. Ne duhet të vijojmë me presionin kundrejt liderëve, kudo ku jemi, të mos harrojmë nevojat urgjente të njerëze në Gaza dhe të garantojmë se civilët e pafajshëm palestinezë të mos kthehen në viktima të harruara të kësaj lufte!"

"Unë qëndroj me njerëzimin dhe e di që paqja dhe siguria na përkasin të gjithëve", përfundoi ajo reagimin.

Bella Hadid thyen heshtjen për luftën në Gaza: “Kam
 
Bella, prej kohësh, ka qenë një zë i fuqishëm kundrejt dhunës që po ndodh në Gaza dhe Palestinë.
 
Gigi dhe Bella janë gjysmë palestineze, pasi i ati i tyre, Mohamed Hadid, është me origjinë palestineze, ndërsa e ëma, Yolanda, është nga Holanda.

Artikuj të sugjeruar: