Brand-i i njohur Italian Replay, i famshëm për bashkëpunimin e tij me ambasadorë të markave si Neymar Jr, Marco Verratti dhe Alessandra Ambrosio, ka prezantuar koleksionin e tij të sezonit Vjeshtë/Dimër, i cili paraqet kombinimin perfekt të stilit urban dhe komoditetit.
Koleksioni sjell zgjedhje imponuese të xhinseve që iu përshtaten të gjithëve, nga skinny jeans dhe modelet cropped me një prerje më të lehtë femërore, deri tek ato me bel më të thellë.
Në mesin e artikujve më të dëshiruar të sezonit janë fustanet femërore në nuancat më të errëta, T-shirt sportive që frymojnë një stil të ri, si edhe bluzat e rehatshme të mbushura me detaje të vogla lulesh që i japin atyre një prekje romantike.
Paleta e ngjyrave përfshin nuancat tokësore dhe ato të ndryshkut, të pasura me nuancat pastel të rozës, vjollcës dhe të gjelbër që do të rifreskojnë pamjen tuaj të vjeshtës.
Produktet më sipër i gjeni në lidhjet më poshtë:
Xhaketë
Xhinse
Pantallona
Golf
Çanta
Këpucë
Pulovër
Fustan
Pulovër-fustan
Koleksioni për meshkuj sjell për ju çdo gjë që do të nevojitet këtë vjeshtë - xhaketa parka, pulovrat dhe bluzat hoodie të zbukuruara me një stil "casual", së bashku me këpucë lëkure urbane dhe aksesorë tërheqëse.
Materialet Eko të përzgjedhura me kujdes për modelet e ndryshme të xhinseve me një shumëllojshmëri në prerje dhe siluetë përshtaten shkëlqyeshëm me çdo veshje.
Produktet më sipër i gjeni në lidhjet më poshtë:
Parka
Jelek
Bluzë
Hoodie
Pulovër
Triko
Atlete
Xhinse
Pantallona sportive
Koleksionin e Replay Vjeshtë/Dimër 2023 mund ta gjeni në dyqanin REPLAY në qendrën tregtare TEG në Tiranë, si dhe në dyqanin online www.fashionandfriends.com.
Rreth markës Replay
Fashion Box S.p.A, e cila përfshin markën Replay, është një prej kompanive ndërkombëtare kryesore në sektorin e prodhimit dhe shitjes së xhinseve.
Themeluar në vitin 1981, kompania gjithmonë ka synuar të shkëlqejë në fushën e inovacionit, me dizajnin e dallueshëm italian dhe cilësinë e lartë të produkteve.
REPLAY merr emrin e tij nga koncepti i "ri-krijimit" dhe "ri-lindjes", të cilën themeluesi Claudio Buziolo e pëlqeu kur e pa fjalën në ekranin e televizorit gjatë një ndeshje futbolli. Ikona e brand-it është zhvilluar dhe ka evoluar në përputhje me këtë temë që nga themelimi i saj, duke marrë më të mirën nga e kaluara dhe duke i dhënë një prekje bashkëkohore.
Gjatë historisë së gjatë prej katër dekadash të markës Replay, ndër ambasadorët që përhapën lavdi për Replay ishin futbollistë të FC Barcelona Neymar, Alessandra Ambrosio, Joan Small, Adrien Brody dhe të tjerë.