Style Tips

Kim, Rita Ora, Tyla etj. provojnë se reçipetat me zinxhirë do i shihni kudo këtë sezon

Shkruar nga Anabel

27 Tetor 2023

Kim, Rita Ora, Tyla etj. provojnë se reçipetat me zinxhirë do i

Reçipetat me zinxhirë kanë qenë një nga trendet më popullorë në vitet ’90, me Paris Hilton-in që veshi një fustan të lezetshëm argjendi në ditëlindjen e saj, model të cilin e rikrijoi Kendall Jenner në vitin 2016.

Një bizhuteri në trup e quajnë stilistët tendencën që është rikthyer për t’u veshur nga vajzat e famshme.

Reçipetat e këngëtares Tyla në "The Tonight Show" janë një shembull për këtë, bashkë me një fund të shkurtër të zbukuruar me yje.

Ja edhe Kim që nuk i shpëtoi trendit:

Kim, Rita Ora, Tyla etj. provojnë se reçipetat me zinxhirë do i

Rita Ora i veshi reçipetat me zinxhirë të gjatë dhe thekë, sipër një kostumi banjoje dhe duket kaq bukur!

Kim, Rita Ora, Tyla etj. provojnë se reçipetat me zinxhirë do i

Pra, siç duket këtë version me zinxhirë, thekë, rruaza apo diamante të rremë do i shihni kudo.

Burimi: Pop Sugar