Princesha e Uellsit njihet për momentet e saj virale në rrjetet sociale, falë veshjeve që zgjedh, aksesorëve me kuptim, prerjeve elegante të flokëve etj.
Por, një moment i disa muajve më parë po bën bujë tani, falë një videoje që është rishfaqur në rrjete sociale. Kate Middleton pati një protagonizëm surprizë në kampionatin e tenisit Wimbledon këtë verë. Duket se nuk ishte vetëm xhaketa e saj në ngjyrë jeshile të hapur që mori gjithë vëmendjen.
Në video, Kate hyn në stadium dhe ecën drejt stolit të caktuar për të. Prania e saj në stadium nxiti shumë duartrokitje dhe ovacione te tifozët dhe të pranishmit e tjerë.
@the_blazing_royals Amazing woman ? #royalfamily #princesskate ? original sound - Everything Royal ?
Kjo video u bë shpejt virale, me mijëra shikime, pëlqime dhe komente.Videoja është regjistruar në ditën e dytë të kampionatit të tenisit dhe për këtë rast, princesha kishte veshur një xhaketë sportive me kopsa dhe një fund të gjatë të bardhë me pala.
Ky kombinim nuk i ka shpëtuar syrit të vëmendshëm të ndjekësve që kanë gjetur ngjashmëri të madhe mes veshjes së Kate Middleton dhe princeshës Diana, e njohur për stilin dhe popullaritetin kudo në botë.
Tani, ne nuk e dimë saktësisht se pse videoja u bë virale, pra për protagonizmin në stadium të Kate Middleton apo për ngjashmërinë në veshje me princeshën Diana.
Burimi: PureWow