Celebrity

Pas sherrit, Kourtney vesh fustanin ikonik të Kim-it dhe interneti s’po përmbahet

Shkruar nga Anabel

28 Tetor 2023

Pas sherrit, Kourtney vesh fustanin ikonik të Kim-it dhe interneti

Kourtney Kardashian rikrijoi pamjen e motrës së saj Kim Kardashian në Met Gala të vitit 2013!

44-vjeçarja veshi fustanin e Kim-it me mëngë të gjata me lule të krijuar nga Riccardo Tisci dhe publikoi disa foto në Instagram.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Kourtney Kardashian Barker (@kourtneykardash)

Kourtney aktualisht është shtatzënë me fëmijën e saj të katërt. Kim ishte shtatzënë me North kur veshi fustanin 10 vjet më parë.

Pas sherrit, Kourtney vesh fustanin ikonik të Kim-it dhe interneti

Disa njerëz e quajnë Kourtney-n “një legjendë” për faktin që veshi fustanin e Kim-it. Disa të tjerë, vënë në dukje se zgjedhja nuk është rastësore, por Kourtney “i vodhi” fustanin meqë Kim “i vodhi” vëmendjen në dasmën e saj me Travis Barker.

Ju kujtojmë se sezoni i ri i “The Kardashians” shpalosi dinamikën mes dy motrave. Kourt e akuzoi motrën se e ka shfrytëzuar dasmën e saj me Travis Barker për të bërë biznes me Dolce & Gabbana, ndërsa Kim tha se ajo “i ka vjedhur” idenë e dasmën së saj me Kanye West. Sipas Kim, ajo u martua në Itali dhe Andrea Bocelli performoi në dasmën e saj dhe të njëjtën gjë bëri edhe Kourtney.

Por ka edhe njerëz që mendojnë se zgjedhja e fustanit nuk ka ndonjë prapavijë negative dhe se Kourtney thjesht po vlerëson Kim-in. Për ditëlindje, Kim shkroi: “Faleminderit për gjithë dashurinë (e dhuruar për ditëlindje) dhe Kourt, do jem në shtrat me ty javën tjetër, për piknikun tonë,” duke nënkuptuar se meqë Kourt ishte duke u bërë gati për lindjen, Kim dhe ajo do të bëjnë një piknik të vogël në krevat. Ndoshta marrëdhënia e tyre është qetësuar.