Showbiz dhe TV

Deamishel flet për raportin me Luizin dhe s’e kursen një mesazh publik

Shkruar nga Anabel

29 Tetor 2023

Deamishel flet për raportin me Luizin dhe s’e kursen një mesazh

Deamishel, e ftuar në “S’e luan topi”, e ceku edhe njëherë raportin e saj të ndërlikuar me fituesin e “BBVA 2”, Luiz Ejllin, duke i dërguar atij edhe një mesazh publik. Teksa rrëfeu përvojën e saj në filmin “Në kuadër të dashurisë”, ajo u ndal te kjo marrëdhënie, duke u shprehur:
 
“Jam prekur sepse unë këtë e kam vuajtur që brenda “BBVA 2”, që kur kam pasur një përplasje me Luizin, për shkak të një nominimi (referuar nominimit mes Efit, Kiarës dhe Luizit, që mundësoi eliminimin e parë të Efit), që për mua ishte thjesht një lojë.

Ajo vijoi:

"Kur kam dalë nga “BBVA 2”, kam menduar se çdo gjë do të harrohet, kam dashur më të mirën për të gjithë, nuk kam menduar që kjo situatë do të vazhdojë dhe kur ka vazhduar, më pas edhe në koncertin që ai ka pasur, që u përpoq të nxiste në Shkodër një turmë me njerëz që të më urrenin mua (referuar videos virale ku Luizi e ofendon publikisht gjatë një koncerti në Shkodër)… edhe më pas, live…më vjen shumë keq që situata duhet të shkonte kështu”. 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Anabel Entertainment (@anabel.entertainment)

Ajo sqaroi se ka ndodhur edhe një situatë ku Luizi dhe Dea u takuan dhe ai i kishte thënë se do ta shajë sërish. “Patëm një moment që u takuam dhe më tha “Do të të shaj prapë”. Para se të mendoni se mbase ai ka bërë shaka, Deamishel saktësoi se kjo s’është thënë si batutë.
 
Dea, gjithashtu tha se e shmang në vende ku qëllojnë të jenë të dy prezentë, por sërish, i dërgoi me mirësjellje një mesazh: “Doja t’i thoja publikisht që të përpiqet që këta ndjekës që i ka kaq të zjarrtë, që shumë mirë që i ka dhe t’i shtojë sa më shumë, t’i udhëzojë që të jenë pak më të dashur dhe më pozitivë”.