Sot është e vështirë të imagjinohet se Blue Ivy Carter mund të kishte një emër tjetër, përveçse atij me të cilin njihet që prej ditës së parë kur prindërit e saj të famshëm, Jay Z dhe Beyonce e bënë publik lajmin e lindjes.
Në një intervistë me gazetaren e njohur Gayle King për emisionin CBS Mornings, reperi tha se për vajzën e tij të madhe supozohej që emri të ishte Brooklyn. “Kjo e fundit një zgjedhje si homazh për vendin tim të origjinës,” vijoi ai. Por, çifti gjatë shtatzënisë së Beyonce-s e thërrisnin bebushen me një emër komplet tjetër nga ai Brooklyn që dëshironin apo Blue Ivy Carter që mban tani.
"Ne e thërrisnim vajzën Blueberry, që ngjante më shumë si një nofkë. Hey, Blueberry, e përshëndesnim kur ishte në barkun e Beyonce-s! Për ne ishte e natyrshme, por pak vonë e hoqëm fare berry-n nga fjala dhe e quajtëm Blue,” shton ai.
Reperi gjatë intervistës foli për marrëdhënien e veçantë që ka me të bijën, e cila i merr shpesh të atit këshilla për stilin e veshjes, madje edhe për atletet që zgjedh. Daljen e fundit, Blue Ivy e pati gjatë turneut së Beyonce-s, ku performoi në një numër kërcimi krah trupës së balerinëve profesionistë.
“Ne i thamë që nëse do të ngjitesh në skenë duhet të shkosh të punosh me balerinët. Ajo punoi për ditë dhe orë të tëra dhe ia doli të shkëlqente. Blue, që kur ka lindur, ka qenë në syrin e publikut dhe kjo e nervozon pak, por ne e dinim që ajo donte të ngjitej në skenë dhe e mbështetëm,” u shpreh Jay Z.
Përveç Blue, Jay Z dhe Beyonce janë prindër edhe të binjakëve Rumi dhe Sir.
Burimi: Marie Claire