Celebrity

Travis Barker reagon ndaj zërave se ishte shkaku i zënkave të Kim dhe Kourtney

Shkruar nga Anabel

30 Tetor 2023

Travis Barker reagon ndaj zërave se ishte shkaku i zënkave të Kim

Travis Barker ka folur mbi pretendimet e shumta se ai është shkaku i sherreve të vazhdueshme të motrave Kim dhe Kourtney. Anëtari i grupit “Blink-182” i mohoi kategorikisht thashethemet dhe i quajti “qesharake”.

Travis Barker reagon ndaj zërave se ishte shkaku i zënkave të Kim

“Ti u jep njerëzve pak informacion dhe ata mendojnë se zgjidhën misterin e “arsyes pse ato po grinden”. Është thjesht qesharake”, tha ai për Los Angeles Times, duke shtuar: “Fansat e Kourtney-t janë të shqetësuar për mua, se thonë që jam donzhuan. Mjaft!”.

Thashethemet nisën sepse në librin e tij me kujtime “Can I Say” shprehet se më para e ka pasur shumë qejf Kim Kardashian. Referuar këtij pohimi, ai sqaroi: “Qartazi, i kam ndarë këto gjëra sepse kam dashur ta lë pas të shkuarën. Ishte si një terapi për mua”.Travis Barker reagon ndaj zërave se ishte shkaku i zënkave të Kim

Barker dhe Kourt u martuan vitin e kaluar dhe drama mes motrave Kim dhe Kourt nisi pikërisht në dasmën e organizuar nga Dolce & Gabbana. Disa javë më vonë, Kim prezantoi një koleksion me të njëjtën markë, i pagëzuar si “Ciao, Kim”. Kourt e akuzoi motrën se e përdori dasmën e saj si një mundësi për të bërë biznes dhe kështu nisi një kalvar sherresh.

Travis Barker reagon ndaj zërave se ishte shkaku i zënkave të Kim
Hulu

Barker, nga ana tjetër, duket se i ka qëndruar larg sherreve, duke u shprehur: “Ajo (Kim) është motra e saj. E dinë vetë se si flasin”, duke shtuar edhe se nuk ka ndodhur asgjë e keqe mes tyre.

Artikuj të sugjeruar: