“His palms are sweaty, knees weak, arms are heavy/ There's vomit on his sweater already, mom's spaghetti”, e dimë që e lexove me zërin e Eminem te kënga “Lose Yourself”.
Epo, le të ndalemi te “Mom’s spaghetti”, sepse reperi, i frymëzuar nga fama e këngës së tij, ka hedhur në treg një salcë për pasta, të quajtur pikërisht “Mom’s Spaghetti”, e cila do të shitet kudo në botë.
View this post on Instagram
Fillimisht, në vitin 2021, ai hapi një restorant në Detroit dhe më pas, lançoi markën më të re të salcave për pasta.
“Nga D2 në kuzhinën tënde”, shkroi reperi, ndërsa promovonte salcën në Instagram.
View this post on Instagram
Menjëherë, shitjet patën një sukses të paparë dhe tanimë, salca do të shitet ndërkombëtarisht. Një kavanoz kushton 13 dollarë, ndërsa 2 të tillë, 25 dollarë.
Edhe pse në website-n zyrtar të “Mom’s Spaghetti”, produkti rezulton i shitur, sërish të gjithë do të kenë mundësi të provojnë pastat me salcën e Eminem-it dhe të këndojnë me vete vargjet e “Lose Yourself”.