Celebrity

Kim Kardashian krijoi reçipetat me thithka artificiale për një kauzë të rëndësishme

Shkruar nga Anabel

30 Tetor 2023

Kim Kardashian krijoi reçipetat me thithka artificiale për një

Planeti po ngrohet me një ritëm katastrofik dhe është përgjegjësia e të gjithëve ne që të bëjmë pjesë tonë për të luftuar ndryshimet klimatike. Por, më shumë se ne si individë të thjeshtë të Tokës, ka persona të tjerë me fuqinë e Kim Kardashian që mund ta bëjnë reale ndihmën dhe kauzën për të cilën luftojnë.

Duket se kjo është arsyeja pse themeluesja e SKIMS, nxori linjën e re të reçipetave që po përfliten në mbarë botën pikërisht për një detaj të veçantë: thithkat artificiale që japin idenë sikur gratë nuk kanë veshur reçipeta poshtë veshjeve.

Kim Kardashian krijoi reçipetat me thithka artificiale për një

Kim tha se 10% e të ardhurave nga shitjet do të shkojnë për “One Percent for the Planet”, një organizatë ndërkombëtare mjedisore që inkurajon bizneset të dhurojnë 1% të të ardhurave vjetore për kauza globale.

Komentet në videon e Kardashian në Instagram ishin të shumta, madje disa syresh edhe me nota ironie. "Për një sekondë mendova se ishte 1 prilli, por është tetor," shkruan një komentues. "Një lloj shuplakë në fytyrë për krizën aktuale klimatike, por është në rregull..." komentoi një person tjetër.

Kim Kardashian krijoi reçipetat me thithka artificiale për një

Të tjerë persona e lavdëruan idenë dhe nismën e Kardashian për reçipetat me thithka artificiale pasi e shohin si diçka të vlefshme për gratë që i janë nënshtruar mastektomive ose po bëjnë trajtime për kancerin e gjirit.

“Jam duke luftuar me kancerin e gjirit dhe kam humbur gjoksin tim të djathtë, kështu që për mua kjo është gjeniale! Mezi pres të marr një palë të tilla,” ka shkruar një ndjekëse tjetër në faqen e Kim.

Pra, ndërsa reçipetat me thithka po diskutohen si kurrë më parë, mbase do të shohim më shumë gra që do i zgjedhin. Për hir të planetit, sigurisht!

Burimi: Vogue