Gjithë aludimet dhe dyshimet nëpër rrjet morën një përgjigje: Po, Dafina Zeqiri dhe Kreshnik Gjergji janë në një lidhje!
Përmes disa postimeve teksa festonin me miqtë e tyre, dyshja publikoi një video-boomerang ku duken duke u puthur në buzë.
View this post on Instagram
Në fund të gushtit, Dafina publikoi një foto ku Kreshniku shfaqej duke e përqafuar nga pas, që shtoi edhe më shumë zërat për romancën e tyre.
Mirëpo disa postime të së kaluarës e bënë më të paqartë situatën. Kohë më parë, Dafina kishte publikuar një foto me Kreshnikun me mbishkrimin “cuzinko jem, i miri”. Duke qenë se “cuz” është shkurtimi i fjalës “cousin” (kushërinj), u aludua se ata në fakt janë kushërinj. Megjithatë, në zhargon, “cuz” mund të përdoret edhe për t’iu drejtuar një shoku.
Thashethemet e para për lidhjen nisën në mes të qershorit, për shkak të një videoje ku shfaqeshin bashkë.
Pak muaj më parë, Dafina i dha fund marrëdhënies 3-vjeçare me DJ Geek.
- Dafina flet për arsyen pse ka ‘shpërthyer’ në rrjete sociale
- ‘Ti veç feministe s’je’: Melinda pranon që po, e kishte me Dafinën
- Pas Melindës dhe Sarës, është radha e Mozzik që të bëjë një koment për Dafinën
- Dafina Zeqiri i përgjigjet ashpër Sara Hoxhës: ‘Kujdesu për burrin’
- Sara Hoxha flet për prishjen e miqësisë me Dafina Zeqirin