Celebrity

Pse njerëzit nuk po ndalen së lavdëruari prindërimin e Kim Kardashian

Shkruar nga Anabel

31 Tetor 2023

Pse njerëzit nuk po ndalen së lavdëruari prindërimin e Kim
Getty

Njerëzit nëpër rrjetet sociale po lavdërojnë prindërimin e Kim Kardashian, pasi panë vajzën e saj, North West, të veshur si arushi në kopertinën e albumit "Graduation" (2007) i të atit, Kanye West.

Kopertina e albumit:

Pse njerëzit nuk po ndalen së lavdëruari prindërimin e Kim
 
Deri këtu, nuk ka asgjë të çuditshme, Kanye është një ndër reperët më të famshëm në botë, por njerëzit në rrjetet sociale, veçanërisht në TikTok, janë prekur nga “padituria” e North, e cila e do me shpirt të atin dhe ende nuk ka mësuar të gjitha deklaratat që ai ka bërë kundrejt së ëmës, Kim.

Njerëzit, menjëherë e kanë përgëzuar yllin 43-vjeçar, për faktin që e ka mbajtur të sigurt dhe të mbrojtur të bijën nga e gjithë drama e saj me Kanye-n, duke ndarë kështu marrëdhënien e saj personale me reperin, nga ajo e tij me fëmijët.
 
North veshi kostumin e përdorur në kopertinë, i cili përkon me xhinse të gjera, një bluzë, xhup bomber dhe kokën e një arushi, kërceu me sound-in e këngës dhe krejt papritur, njerëzit u shfaqën emocionalë.
 
“A qau njeri tjetër kur pa North me atë kostumin dhe e di që Kim po bën gjithçka si nënë për ta mbrojtur të bijën nga të këqijat që ka bërë i ati, në të njëjtën kohë e lejon vajzën që të përjetojë dashurinë e pafajshme që ka ndaj tij?”, u shpreh një krijuese në TikTok.

Disa thonë se Kim e di shumë mirë se si është të humbësh babin, ndaj nuk do të donte kurrë që e bija të përjetonte të njëjtën ndjesi.

Pse njerëzit nuk po ndalen së lavdëruari prindërimin e Kim

Pse njerëzit nuk po ndalen së lavdëruari prindërimin e Kim

Dikush tjetër thotë se North-it do t'i thyhet zemra kur ta marrë vesh të vërtetën.

Pse njerëzit nuk po ndalen së lavdëruari prindërimin e Kim

"Kim ndoshta po i tregon North gjërat e mira që ka arritur i ati i saj dhe e di që ajo frymëzohet dhe ndihet krenare që është e fëmija i tij".

Pse njerëzit nuk po ndalen së lavdëruari prindërimin e Kim 

"S'e imagjinoj dot sa shumë kjo e lëndon Kim", komentoi dikush tjetër.

Pse njerëzit nuk po ndalen së lavdëruari prindërimin e Kim

"Kam shumë respekt për Kim-in si nënë".

Pse njerëzit nuk po ndalen së lavdëruari prindërimin e Kim

"Si një vajzë që ka një baba me sëmundje mendore (referuar bipolaritetit të Kanye-s), Kim meriton gjithë lulet. North e vlerëson të atin ashtu siç e sheh, pa gjykim".

Pse njerëzit nuk po ndalen së lavdëruari prindërimin e Kim

"North do e mësojë të vërtetën kur të jetë koha e duhur", tha dikush tjetër, duke përgëzuar Kim për faktin që e lejon të bijën të përjetojë fëmijërinë.

Pse njerëzit nuk po ndalen së lavdëruari prindërimin e Kim