Health News

Sipas Emily Ratajkowski-t, thonjtë natyralë do të jenë kryefjala për dimrin

Shkruar nga Anabel

31 Tetor 2023

Sipas Emily Ratajkowski-t, thonjtë natyralë do të jenë

Kur shohim tendencat e manikyrit të VIP-at për këtë sezon, kuptojmë që Emily Ratajkowski ose i ka rënë shkurt duke hequr dorë nga dizenjot e ndërlikuara dhe ngjyrat e theksuara, ose sapo na prezantoi me trendin më të thjeshtë të mundshëm për muajt në vijim.

Sipas Emily Ratajkowski-t, thonjtë natyralë do të jenë
Modelja zgjodhi “thonjtë e zhveshur”, të shkurtër, të pastër nga çdo manikyr apo shtresë xheli dhe këtë e konfirmoi vetëm me një foto Instagrami. Për stinën e dimrit, një version i thjeshtë për thonjtë është një zgjidhje praktike thonë estetistët, të cilët duke iu referuar Emily-t, theksojnë se modeli i saj ka vetëm një shtresë të hollë manikyri transparent që ndriçon nën efektin e dritës.

Sipas Emily Ratajkowski-t, thonjtë natyralë do të jenë
Përveç pjesës së estetikës, kujdesi është një tjetër anë që modelja e thekson përmes kësaj tendence për dimrin. Një serum ushqyes që vepron për thonjtë dhe kutikulat e dobësuara, si edhe një shtresë e hollë manikyri transparent pa ekzagjerime në formë, apo dizenjo do i bëjnë duart tuaja të duken thjesht të pastra dhe të bukura.

Burimi: Cosmpolitan