Celebrity

Kate Middleton theu traditën mbretërore 350-vjeçare në ditën e dasmës

Shkruar nga Anabel

31 Tetor 2023

Kate Middleton theu traditën mbretërore 350-vjeçare në

Ka pak dyshime për faktin se ceremonia martesore e Kate Middleton dhe princit William në prillin e vitit 2011-të mbetet një nga më të bukurat në historinë e familjeve mbretërore në botë.

Me detaje nga tradita, me plot të ftuar të rëndësishëm, Kate si nuse me vellon e bardhë me dantellë dhe fustanin me bisht të gjatë mori gjithë vëmendjen mediatike, përveç një detaji për të cilin mediat britanike thonë se Kate nuk bëri kompromis duke thyer kësisoj një traditë 350-vjeçare të familjes mbretërore.

Kate Middleton theu traditën mbretërore 350-vjeçare në

Ekspertja mbretërore Ashley Pearson tha se Kate u këshillua që t’i kapte flokët në ditën e ceremonisë, një rregull ky që është ndjekur nga thuajse të gjitha nuset e tjera në familjet mbretërore, por Kate nuk pranoi.

Ajo ishte e vendosur në idenë e saj për të pasur flokë me onde, të lëshuara supeve, një model që thuajse e shohim në çdo dalje të sajën publike.

Kate Middleton theu traditën mbretërore 350-vjeçare në

"Anëtarët e familjes mbretërore u treguan shumë të vendosur në këtë pikë që ajo t’i kapte flokët në një model elegant, pikërisht për një ditë kaq speciale, por Kate e kishte përzemër modelin e flokëve të gjatë dhe të lëshuar dhe nuk hoqi dorë,” u shpreh Pearson.