Teksa e gjithë bota po vajton ndarjen nga jeta të aktorit Matthew Perry, mediat kanë nisur të përqendrohen te disa aspekte të jetës së artistit të ndjerë dhe një ndër to është fakti që zgjodhi të mos martohej kurrë.
Në një intervistë për revistën GQ, vitin e kaluar, ai preku pjesën sentimentale dhe “dështimet” në lidhjet e dashurisë për shkak të pasigurive personale dhe problemeve të vazhdueshme me varësinë nga droga dhe alkooli.
Por, cilat kanë qenë disa nga historitë më të rëndësishme të tij të dashurisë?
-Romanca me Julia Roberts në vitin 1995
Ish-çifti nisi të dilte në mesin e viteve 1990 kur ai xhironte sitcom-in “Friends”, shkroi Perry në librin e tij me kujtime. Një flirt tremujor me letra, para se të shfaqej interneti dhe celularët, një histori që mbaroi shpejt e për të cilën aktori i ndjerë ishte i sigurt që do të përfundonte.
-Lidhja me Gwyneth Paltrow
Të dy patën një romancë në verën e vitit 1993 përpara “Friends” të bëhej hit ndërkombëtar. Aktorja iu referua takimit të tyre të parë kur ata u puthën si një “verë magjike”.
-Matthew Perry dhe Jamie Tarses
Producentja televizive Jamie Tarses, ndërroi jetë dy vite më parë, por ajo dhe i ndjeri Perry u takuan në vitet 1990, kur ajo po divorcohej nga bashkëshorti. Matthew shkroi në librin e tij se marrëdhënia përfundoi gjatë rrugëtimit për të qenë i matur, pavarësisht se e quajti atë si gruan më magjike, të bukur dhe më të zgjuar që kishte takuar në jetë.
-Lidhja me Rachel Dunn
Të dy patën një raport të rëndësishëm për dy vjet, para se historia të përfundonte në vitin 2005. Në atë kohë, u tha se nuk kishte armiqësi mes tyre, por Matthew zgjodhi të fokusohej te shëndeti i tij dhe varësitë.
-Një flirt i vogël me Cameron Diaz
Sipas mediave, Matthew dhe Cameron Diaz patën një bisedë rreth vitit 2007, pasi ylli i “Charlie's Angels” kërkoi kohë për të qartësuar lidhjen me Justin Timberlake. Ata u njohën mes miqsh të përbashkët, por gjithçka përfundoi shpejt.
-Lidhja gjashtëvjeçare e Matthew me Lizzy Caplan
Aktorja e “Mean Girls”, përjetoi një lidhje të gjatë me aktorin e ndjerë, përpara se ata të ndaheshin në vitin 2012. Mediat thonë se dyshja u fejua gjatë romancës gjashtëvjeçare, pavarësisht se lidhja e tyre filloi si diçka rastësore.
-Marrëdhënia me të fejuarën Molly Hurwitz
Ata u takuan në vitin 2018-të, e ndërsa dy vite më pas, Matthew zbuloi se ata ishin fejuar. Shpesh çifti bënte postime të fotove bashkë në rrjetet sociale, por motivet e ndarjes ende nuk dihen publikisht.
Burimi: Hello