Kur bëhet fjalë për emrat e foshnjave, familja Kardashian bën gjithmonë zgjedhje të pazakonta: Kim, për shembull, ka vajza të quajtura North dhe Chicago, ndërsa Kylie Jenner e quajti djalin e saj Wolfe përpara se ta ndryshonte në Aire. Rezulton se Travis Barker dhe Kourtney Kardashian nuk do të bëjnë përjashtim nga “rregulli familjar”.
Në podkastin “One Life Once Chance with Toby Morse”, Barker zbuloi së fundmi se ai dhe Kourtney po planifikojnë ta quajnë djalin e tyre Rocky.
Edhe pse kjo është hera e parë që Barker konfirmon emrin e foshnjës së tij dhe të Kardashian, në fakt e la të kuptohet në korrik. "Më pëlqen Rocky Thirteen," i tha vajzës së tij, Alabama Barker.
“Rocky George luante në kitarë për Suicidal Tendencies," tha ai. "Dhe 13 është numri më i madh i të gjitha kohërave."
Përpos emrit, Travis zbuloi se Kourtney mund të sjellë në jetë djalin në natën e Halloween-it ose gjatë javës së parë të nëntorit.
Travis dhe Kourtney u takuan në vitin 2006 dhe u bënë miq. Në shkurt të vitit 2021, ata nisën një marrëdhënie romantike dhe u fejuan muaj më vonë. Pranverën e kaluar, festuan disa ceremoni martese, nga një ceremoni në gjykatë deri te fundjava luksoze në Itali.
- Pas sherrit, Kourtney vesh fustanin ikonik të Kim-it dhe interneti s’po përmbahet
- Djema, për përvjetorin e radhës, merrni shembull nga Travis Barker
- Kourtney thotë se në fillim të shtatzënisë, duhet të ndiqte disa rregulla striktë:
- Kourtney u përgjigjet njerëzve që e kritikuan për shtatzëninë në moshën 44-vjeçare