
Shumë shpesh, njerëzit e kanë krahasuar personalitetin e North West me atë të të atit, Kanye, i cili është gjithçka, përveçse modest. Domethënë, kush s’i mban mend postimet e tij në X (Twitter): “Më duhet një dhomë plot me pasqyra që të rrethohem nga fitues”, apo: “Ti mund të jesh i talentuar, por s’je Kanye West”? Të njëjtën energji përcolli edhe North në intervistën e saj në i-D magazine.

North, 10 vjeç, ishte ylli më i ri për sezonin vjeshtë-dimër të revistës dhe tregoi detaje të shumta për jetën e saj.
Një pjesë nga intervista:
Cila është kënga jote e preferuar për momentin?
“Through the Wire” nga Kanye West.

Të pëlqen të këndosh? Po të performosh?
Po, më pëlqen të këndoj. Të performoj është gjëja ime e preferuar.
Ikona e stilit për ty?
Unë. (Ok, Kanye)

Të pëlqen kur të bëjnë foto?
Po, por vetëm kur dua unë, se ndonjëherë, ehhh, nuk dua. Por jo fotot nga paparacët.
Gjëja më e bukur që ke në garderobë?
Xhaketa e Michael Jackson që më dhuroi mami për Krishtlindje.
Nëse do ishe një kafshë, ç’do ishe?
Dua të jem mushkonjë. Se jam alergjike ndaj mushkonjave dhe kështu mund t’u them të më lënë rehat.

Si do e përshkruaje veten me 3 fjalë?
Ummm. Më e mira ndonjëherë!
Nëse nuk do jetoje në Los Angeles, ku do jetoje?
Në Japoni.
Përshkruaj jetën tënde me 3 fjalë.
E bekuar, fantastike, cool.

Pra, fjalët janë të tepërta! North është në fakt një mini-Kanye dhe përpos ngjashmërisë fizike, kanë të njëjtin personalitet.
Artikuj të sugjeruar: