
Kanë kaluar pothuajse 2 muaj që kur Joe Jonas dhe Sophie Turner njoftuan se po divorcoheshin dhe mesa duket, aktorja e “Game of Thrones” ka krijuar një romancë të re me Peregrine Pearson. Ata u fotografuan duke u puthur në Paris.
Një ditë më parë, paparacët e The Sun, fotografuan Pearson dhe Turner duke u puthur dhe u shprehën se ata qëndruan në të njëjtin vend për disa minuta, duke folur dhe qeshur shumë me njëri-tjetrin. “Më pas, ai hoqi kapelen dhe shkëmbyen një puthje të gjatë”, u shpreh një prej dëshmitarëve okularë.
Nëse Peregrine s’ju tingëllon si një emër shumë i njohur, na lejoni t’ju themi se është një aristokrat; është 29 vjeç; familja e tij ka një pasuri prej 224 milionë paundësh dhe ai jeton në një shtëpi me vlerë 5 milionë paundë në Chelsea.
Për momentin, është e paqartë se si ai dhe Sophie janë takuar, megjithatë, duken çift i lezetshëm.
Artikuj të sugjeruar:
- Si po shkojnë gjërat? Joe Jonas dhe Sophie Turner lëshojnë një tjetër deklaratë
- Sophie Turner thuhet se po jeton në apartamentin e Taylor Swift pas ndarjes
- Thuhet se Joe kërkoi divorcin nga Sophie pasi dëgjoi diçka nga kamera e derës
- Zbulohet emri i vajzës së dytë të Joe Jonas dhe Sophie Turner
- Sophie Turner thotë se e mori vesh nga mediat që Joe Jonas bëri kërkesë për divorc
- Interneti në shok! Sophie, ish-gruaja e Joe Jonas, del për darkë me Taylor, ish-të dashurën e tij
- Thuhet se Joe Jonas ishte shumë i trishtuar disa muaj para se të divorcohej nga Sophie
- Seriozisht?! Thuhet se Joe Jonas nuk ishte ‘mbështetës' kur Sophie kishte vështirësi pas lindjes