TV Mania

Më falni, por mos ka ndodhur një krisje në raportin e Arbanës dhe Ledion Liços?

Shkruar nga Anabel

1 Nëntor 2023

Më falni, por mos ka ndodhur një krisje në raportin e 

Dje, burime të ndryshme brenda Top Channel, thanë për Anabel se ndoshta Arbana nuk do të jetë moderatorja e “BBVA 3”. Sot, kurioziteti s’na la të qetë dhe bëmë një kontroll të shpejtë në llogaritë e Ledion Liços dhe Arbana Osmanit në Instagram dhe gjejeni se ç’vumë re! Ata nuk ndiqen në Instagram!
 
Kjo, është e çuditshme, sigurisht, por gjithsesi nuk është një shenjë që tregon se raportet mes tyre janë prishur, pasi marrëdhëniet njerëzore nuk bazohen në ndjekjen në Instagram.

Më falni, por mos ka ndodhur një krisje në raportin e

Më falni, por mos ka ndodhur një krisje në raportin e
 
Nga ana tjetër, Arbana dhe Sara, bashkëshortja e Ledionit, vijojnë të jenë follow në Instagram.

Më falni, por mos ka ndodhur një krisje në raportin e

Më falni, por mos ka ndodhur një krisje në raportin e

S’e dimë ç’po ndodh vërdallë, ama e ndiejmë tensionin në ajër.

Sa i përket lajmit se Arbana mund të mos e prezantojë edicionin e ardhshëm të "Big Brother VIP Albania": Burime të ndryshme brenda Top Channel thonë për Anabel se moderimi i BBVA mbetet i paqartë për shkak të një “ngërçi” mes administratorëve të televizionit dhe Arbanës, që mendohet se ka lidhje me negociatat mbi kompesimin financiar. Sipas burimeve, moderimi i BBVA-3 mbetet ende një çështje e pasigurt, por ekziston mundësia që të mos jetë Arbana Osmani moderatorja e sezonit të ardhshëm.

Cilët janë emrat e përfolur?

Ledion Liço, i cili ka prezantuar edhe "Big Brother 8" dhe Bora Zemani, e cila aktualisht moderon "DWTS".