Festa e Halloween-it transformoi disa nga personazhet më të famshëm në botë, por diçka komplet tjetër ka ndodhur me Khloe Kardashian, e cila po “kryqëzohet” virtualisht nga fansat për ngjyrën e errët të fytyrës pasi u vesh si kukull Bratz.
Në fotot e postuara në Instagram, ylli i “Kardashians” ka pozuar me një fustan të shkurtër në ngjyrë të verdhë, më këmishë të bardhë me mëngë të gjata, një kapele të verdhë dhe flokë platin super të gjatë.
Por, nuk ishte veshja ajo që tërhoqi vëmendjen e ndjekësve, sa ngjyra e lëkurës që duket në foto.
“Khloe po duket 10 herë më e errët se ngjyra e saj normale,” shkruan dikush.
Një tjetër pohoi se protagonistja e reality show-t do të duket një “një grua me ngjyrë shumë e keqe”, ndërsa një i tretë pyeti veten: "Pse është tre nuanca më e errët se zakonisht?"
Të tjerë kritikuan 39-vjeçaren për “blackfishing” - term që nënkupton përvetësim kulturor dhe lidhet me përvetësimin e tipareve, veshjeve, simboleve etj., të njerëzve me ngjyrë për përfitime të çfarëdoshme. Termi mund t’i referohet dikujt që ndryshon pamjen, stilimin e fokëve, grimin apo ngjyrën e lëkurës.