Muzika

Një listë me këngë të trishta për ty që sot ke nevojë të qash

Shkruar nga Anabel

1 Nëntor 2023

Një listë me këngë të trishta për ty që sot

Të gjithë e njohim atë ndjesinë tipike të nevojës për t’u “shfryrë” në një qarë të mirë! Mund të jetë një ndarje nga partneri/ja, humbja e prindërve, një marrëdhënie shoqërore sfiduese, një ditë e keqe në punë, ka plot motive, por duket se një këngë e trishtë mund t’ju ndihmojë në situata të tilla.

Është një fakt i njohur që muzika është krijuar për të nxjerrë në pah emocionet, ndaj nuk duhet të habitemi për efektin tjetër: një këngë e trishtë na bën të qajmë.

Andrew Rossetti, një terapist muzikor thotë se është provuar shkencërisht që muzika mund të rregullojë humorin. "Muzika është diçka që ndikon në organizmin e njeriut në një mënyrë sistematike. Pjesa emocionale e trurit aktivizohet sa herë që dëgjoni muzikë, lëvizjet e trupit shtohen bashkë me proceset njohëse,” thotë ai.

Pra, nëse sot e keni ndarë mendjen që të qani si nevojë për t’u çliruar ose ndoshta keni kohë pa qarë, ja një listë me këngë të trishta:

-"Special" by SZA

-"Funeral" by Phoebe Bridgers

-"To Be Loved" by Adele

-"Exile" by Taylor Swift feat. Bon Iver

-"Lonely" by Justin Bieber and Benny Blanco

-"I'm Not OK" by H.E.R.

-"Stone Cold" by Demi Lovato

-"Cranes in the Sky" by Solange

-"The Heart Wants What It Wants" by Selena Gomez

-"Stay" by Rihanna feat. Mikky Ekko

Burimi: Popsugar