Flokët

Nëse keni flokë me yndyrë, frymëzohuni nga vajzat e famshme për 4 modele të thjeshta

Shkruar nga Anabel

2 Nëntor 2023

Nëse keni flokë me yndyrë, frymëzohuni nga vajzat e famshme

Gocat na kuptojnë mirë në këtë pikë, sidomos ato që i kanë flokët me yndyrë! Sa e mundimshme është mbajtja e flokëve në modelin e duhur çdo ditë, ose për raste të veçanta, sidomos për ato që kanë flokë të gjatë me kaçurrela ose onde.

Nëse keni flokë me yndyrë, frymëzohuni nga vajzat e famshme

Ky është momenti të frymëzoheni nga katër vajza të famshme me modele flokësh që ju fshehin yndyrën nga rrënjët apo atë momentin tipik që tregon se është koha që të futeni në dush.

Nëse keni flokë me yndyrë, frymëzohuni nga vajzat e famshme

#1 Një bisht i gjatë

Një model pa shumë mundim që e kanë zgjedhur disa nga vajzat më të njohura të showbiz-it, nga Margot Robbie te Kendall Jenner. Kapini flokët drejt, pa lënë asnjë fije, bëni një vizë ndarëse në mes të skalpit. Kapeni bishtin lart ose poshtë në varësi sesa të shtrënguara i doni dhe jeni në rregull.

Nëse keni flokë me yndyrë, frymëzohuni nga vajzat e famshme

#2 Një topuz elegant balerine

Mbetet gjithmonë një zgjedhje elegante! Për t’i mbajtur flokët e yndyrshëm larg fytyrës, kapini si ky topuz i lezetshëm që nxjerr më shumë në pah tiparet e fytyrës dhe njëherësh “fsheh” me stil yndyrën nga skalpi juaj.

Nëse keni flokë me yndyrë, frymëzohuni nga vajzat e famshme

#3 Një gërshet me shkëlqim

Gërsheti i thjeshtë i Selena Gomez, apo ai ultra i gjatë i Kim Kardashian, janë padyshim zgjidhje moderne. Një gërshet i gjatë fsheh çdo yndyrë, ndërkohë që i jep flokëve një pamje të strukturuar dhe elegante.

Nëse keni flokë me yndyrë, frymëzohuni nga vajzat e famshme

#4 Një moment “i lagur” si i Rihanna-s

Duket sikur sapo keni dalë nga dushi, me flokë të thara vetëm me peshqir, por harroni që ky opsion i çuditshëm është trend që e kanë zgjedhur VIP-at, një prej tyre Rihanna në Javën e Modës në New York këtë vit. Pamje joshëse, sidomos për gocat që kanë flokë të gjatë dhe me kaçurrela.

Burimi: Bustle