A ka aktorja e “Game of Thrones” një dashuri të re në jetën e saj? Mjaftoi një fotografi e shkrepur në rrugët e Parisit, ku Sophie Turner shfaqet duke u puthur me një burrë misterioz, që mund të jetë i panjohur në botën e showbiz-it, por jo dhe aq në botën aristokratike.
Ai quhet Peregrine Pearson dhe është trashëgimtar i një prej familjeve aristokrate më të njohura në botë. Romanca e Turner me të, vjen vetëm pak muaj pas divorcit të saj nga ish-bashkëshorti Joe Jonas.
Por, ja disa fakte që dihen deri tani për të:
-Ai është trashëgimtari i pasurisë Cowdray: Si djali i madh i kontit Michael Orlando Weetman Pearson dhe konteshës Marina Rose Cordle, pas vdekjes së të atit, ai ka trashëguar një nga pasuritë më të mëdha që ndodhet në perëndim të Sussex dhe bëhet fjalë për një park të madh golfi dhe hipizmi.
-Ka pasur një lidhje me një princeshë greke:
Peregrine Pearson thuhet se ka qenë në në lidhje me princeshën Maria-Olympia të Greqisë, romancë e cila sipas Daily Mail ka marrë fund në shtator të këtij viti.
-Ai ka një karrierë të gjatë si zhvillues pronash: Sipas revistës Tatler, Pearson punon si drejtor i një kompanie për zhvillimin e pronave në Londër.
-Pseudonimi i tij është Perry: Në intervistën e Pearson për “Gentleman's Journal”, gazeta i referohet trashëgimtarit të Cowdray-t thjesht si "Perry".