
North West u shfaq në episodin e ri të “The Kardashians” dhe çuditi njerëzit, pasi hante një qepë si një mollë. (E dimë që shtrembërove fytyrën sapo e lexove).
Ndërsa hante qepën, North iu afruan Kim dhe e pyeti nëse do pak dhe Kim, siç ta pret mendja, refuzoi. “Jo, rrofsh. Do e hash qepën si një mollë? Ja, këtë bën ajo, njerëz”, tha themeluesja e SKIMS, duke shtuar se North i ha perimet si mollë.

Kardashian, më pas e puthi të bijën disa herë në faqe dhe më pas i tha se era e qepës po e bënte për të qarë. Menjëherë njerëzit nisën të komentonin dhe thjesht morën për kot.

“North West ha qepën si mollë. Kjo shpjegon shumë gjëra për këtë….është një ikonë e vogël”, tha dikush. “North që ha qepën si mollë më tmerron”; “O Zot, North!!!”, shkroi dikush tjetër në panik; “North është patjetër një fëmijë special”; “Të them të drejtën, po bën gjënë më të shëndetshme. S’ka për ta zënë kurrë gripi”, komentoi dikush tjetër.