Selena Gomez deklaroi se ajo ka nevojë për një pushim nga Instagrami dhe do të fshijë llogarinë e saj, pasi u kritikua ashpër për komentet në lidhje me konfliktin midis Izraelit dhe Palestinës.
“Heq dorë. Unë nuk mbështës asgjë nga ato që po ndodhin,” shkroi Selena në Instagram Story.
Vendimi erdhi vetëm disa ditë pasi ajo postoi për luftën në Gaza. “Kam marrë një pushim nga rrjetet sociale, sepse më thyhet zemra kur shoh të gjithë horrorin, urrejtjen, dhunën dhe terrorin që po ndodh në botë," shkroi Gomez duke shtuar se është e tmerrshme që njerëzit po vriten nga grupet.
“Ne duhet të mbrojmë TË GJITHË njerëzit, sidomos fëmijët dhe ta ndalojmë dhunën njëherë e mirë. Më vjen keq që fjalët apo një hashtag nuk do të jenë kurrë të mjaftueshme. Thjesht s’e duroj dot që njerëzit e pafajshëm po lëndohen,” shtoi ajo dhe theksoi se do të donte ta ndryshonte botën, por postimi i saj nuk mundet ta bëjë këtë.
Menjëherë njerëzit u zemëruan me postimin e saj, i cili u duket egoist, pasi në botë po ndodh një luftë shkatërruese dhe një krizë humanitare, ndërsa Selena foli për “një pushim nga rrjetet sociale”. Fill pas kësaj, njerëzit në rrjete sociale nisën të shkruanin se Selena është "egoise", "i pëlqen të luajë rolin e viktimës" dhe "nuk është njeri i mirë".