Marredhenie

Ndoshta s'e ke idenë, por dikush mund të jetë duke “u ndarë ngadalë” nga ti

Shkruar nga Anabel

3 Nëntor 2023

Ndoshta s'e ke idenë, por dikush mund të jetë duke “u

Muaj i ri, një tjetër term në internet! “Ndarja e ngadaltë” është një tjetër togfjalësh, i cili nuk përdoret vetëm për raportet romantike, por edhe për ato miqësore. Kuptimi është i qartë: Në thelb është një mënyrë më e butë për t’i dhënë fund një marrëdhënieje.
 
“Ndarja e ngadaltë” është qasja që përdor dikush për t’u distancuar nga një tjetër person, në mënyrë fizike dhe emocionale.
 
“Ndarja e ngadaltë” vs “Ghosting”

Nëse po mendon se në fakt “ndarja e ngadaltë” është njësoj me “ghosting”, na lejo të të themi se ka një ndryshim të madh: “Ghosting” konsiderohet si një qasje lënduese, pasi personi zhduket pa thënë asgjë, duke e lënë tjetrin të mendojë se ç’shkoi keq dhe në shumë rast, të fajësojë veten. Ndërkohë, “ndarja e ngadaltë” ka si qëllim që të sjellë një ndarje më të butë dhe të pranueshme. Të dyja dëmtojnë psikologjikisht njerëzit.

Një tjetër ndryshim është se “ndarja e ngadaltë” merr shumë më tepër kohë se sa “ghosting”, i cili vjen në mënyrë të beftë dhe “i pret gjërat me thikë”.

Shenjat e “ndarjes së ngadaltë”

Siç e thamë edhe më sipër, “ndarja e ngadaltë” nuk prek vetëm marrëdhëniet romantike, por edhe ato miqësore dhe manifestohet në mënyra të tilla:

Ke gjithë kohën ndjesinë se diçka ka ndryshuar

Partneri/miku s’të tregon më shumë detaje nga jeta

Gjen justifikime “bindëse” për të mos të të takuar
 
Nuk kthen më përgjigje të shpeshta
 
Ka një mungesë ndërveprimi mes teje dhe personit tjetër
 
Ngadalë, marrëdhënia nis të zbehet
 
Nuk planifikoni më gjëra bashkë
 
U shmanget bisedave ku ti flet për kujtimet e përbashkëta

Artikuj të sugjeruar: