Kylie Jenner di mjeshtërisht si të kalojë nga kozmetika, te veshjet dhe moda dhe të kthehet në një ikonë stili kudo.
E njëjta gjë ndodhi me protagonizmin e saj dhe të partnerit Timothée Chalamet, ku çifti bëri një tjetër dalje publike gjatë ceremonisë së ndarjes së çmimeve mbi inovacionin nga Wall Street Journal për këtë vit.
Përtej grimit, fustanit të lëkurës si pjesë e koleksionit të fundit të Khy, sytë mbetën te thonjtë e Kylie-t. Të shkurtër, pa ngarkime me xhel apo akrilik, në nuancë kafe që anon nga kakaoja, thonjtë e më të voglës së familjes së famshme konfirmojnë ngjyrën IN për sezonin e dimrit. Videot dhe fotot u bën menjëherë virale dhe janë pjesë e gamës së “bukurisë kafe” që përfshin edhe mikro-tendenca të tjera si “thonjtë latte” apo “grimi espresso”.
Disa nuanca të kafesë po shijojnë momentin e tyre këtë sezon, por ajo e zgjedhur nga Jenner, as shumë e ngrohtë, as shumë e thellë apo e ftohtë është veçanërisht e popullarizuar. Është ajo ngjyra perfekte e çokollatës që kombinohet me gjithçka sidomos në dimër, nga veshjet me material lëkure si e Kylie-t te kostumet e ngrohta të leshit apo kashmirit.
Mos u çudisni që ta shihni kudo gjatë gjithë dimrit!
Burimi: TZR