Celebrity

Kourtney Kardashian bëhet nënë për herë të katërt

Shkruar nga Anabel

4 Nëntor 2023

Kourtney Kardashian bëhet nënë për herë të

Kourtney Kardashian ka sjellë në jetë djalin e saj dhe të partnerit, Travis Barker. Burime ekskluzive për “People” thonë se 44-vjeçarja ka lindur djalin në një spital në Los Angeles, ndërsa mediat nisën të shkruanin që ditën e djeshme pasi Travis ishte parë në ambientet e spitalit “Cedars-Sinai” Medical Center.

Rockey Barker ka ardhur në jetë pak orë më parë shkruan “People”, ndërsa emri i vogëlushit është bërë i ditur gjatë podcast-it “One Life Once Chance with Toby Morse” që kitaristi i Blink-182 ka realizuar para disa ditësh. Ai konfirmoi se fëmija pritet të vijë në jetë ose për Halloween ose në javën e parë të nëntorit. 

Kourtney Kardashian bëhet nënë për herë të

Travis dhe Kourtney u takuan në vitin 2006 dhe u bënë miq. Në shkurt të vitit 2021, ata nisën një marrëdhënie romantike dhe u fejuan muaj më vonë. Pranverën e kaluar, festuan disa ceremoni martese, nga një ceremoni në gjykatë deri te fundjava luksoze në Itali.

Kourtney Kardashian bëhet nënë për herë të

Çifti janë prindër të gjashtë fëmijëve. Kourtney nga martesa me Scott Disick ka tri fëmijë, Reign 8 vjeç, Mason 13 dhe vajzën Penelope, 11 vjeç.

Barker është baba i London, 20 vjeç dhe vajzës Alabama 17 vjeçe që kanë ardhur në jetë nga martesa me ish-gruan, Shanna Moakler.