Celebrity

Kourtney Kardashian ndihet e bekuar dhe shumë e lumtur për lindjen e djalit

Shkruar nga Anabel

6 Nëntor 2023

Kourtney Kardashian ndihet e bekuar dhe shumë e lumtur për lindjen e 

Kourtney Kardashian u bë nënë për herë të katërt, duke sjellë në jetë vogëlushin Rocky, së bashku me bashkëshortin, Travis Barker. Sipas burimeve, ajo ndihet “kaq e bekuar” që solli në jetë bebushin, sidomos pas operacionit urgjent që duhet të kryente për të shpëtuar jetën e tij.

Kourtney Kardashian ndihet e bekuar dhe shumë e lumtur për lindjen e
 
“Ajo është e lumtur që mund ta përkëdhelë djalin e saj”, u shpreh burimi.

Kourtney Kardashian ndihet e bekuar dhe shumë e lumtur për lindjen e

Disa kohë më parë, ajo u detyrua t’i nënshtrohej një operacioni fetal (ndërhyrje kirurgjikale në fetus), për të cilin është shprehur: "Ishte e tmerrshme", por ndihej falenderuese që bebushi shpëtoi.

Kourt, ka gjithashtu 3 fëmijë të tjerë, për të cilët bashkëprindëron me ish-in, Scott Disick: Mason, 13 vjeç, Penelope, 11 vjeç dhe Reign, 8 vjeç. Nga ana tjetër, Travis është babai i djalit 20-vjeçar, Landon dhe vajzën Alabama, 17 vjeç, me ish-bashkëshorten.

Deri më tani, as Kourt dhe as Trav s’e kanë konfirmuar lindjen e bebit.