Dafina Zeqiri dhe partneri i saj, Kreshnik Gjergji, duket se janë gati ta çojnë marrëdhënien e tyre në një tjetër nivel.
"Gëzuar për nuset e reja," shkruan Dafina në një foto ku feston me një mikeshë të saj.
Përpos kësaj, ajo njoftoi ndjekësit në kanalin e saj "Love" në Instagram.
"Është zyrtare...Martohem në vitin 2024," shkruan Dafi.
Tani presim me padurim të shohim propozimin dhe unazën.
Pak ditë më parë, ajo konfirmoi në Instagram romancën me Kreshnikun duke postuar një video-boomerang teksa shkëmbenin një puthje në buzë.
View this post on Instagram
Thashethemet e para për lidhjen nisën në mes të qershorit, për shkak të një videoje ku shfaqeshin bashkë.