Blendi Fevziu do të vijë së shpejti me një libër të ri, të titulluar “Takimet e mia me…”, ku rrëfen se si ka njohur 39 persona me ndikim në historinë shqiptare.
Përmes një postimi në Instagram, ku tregoi edhe kopertinën e librit, Blendi shkroi: “Së shpejti në treg. Libri im i ri. (Në) 350 faqe, portretet e 39 personazheve që kanë dominuar historinë e shqiptarëve dhe unë i kam njohur personalisht”.
View this post on Instagram
Më tej vijoi: “Një rrëfim si i kam njohur dhe cila ka qenë jeta e tyre…Personazhe që kanë dominuar historinë e shqiptarëve në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi”.
Në kopertinën e librit shihen fotot e Ismail Kadaresë, Sali Berishës, Edi Ramës, Maks Velos, Fatos Nanos, Dritëro Agollit, Teodor Kekos etj.