A keni përjetuar ndonjëherë atë që njihet si “një ditë e keqe flokësh” dhe që ju ka ndryshuar plotësisht gjithë javën? Ndoshta, e keni vënë re se kur i kapni flokët topuz, njerëzit ju marrin më seriozisht, e ndërsa kur i kapni flokët lart në mënyrë të çrregullt, ju nuk bini në sy.
Epo të gjithë në TikTok e kanë një shpjegim për atë që njihet si “teoria e flokëve”!
Njerëzit janë të bindur se mënyra sesi ju i kapni flokët, gjatësia e tyre, stili dhe ngjyra ndikojnë në tërësinë e pamjes suaj. Hashtag-u #hairtheory ka marrë më shumë se 500 milionë shikime, ndaj nëse ende nuk i keni kushtuar shumë vëmendje trendit viral, mund ta bëni që tani.
@rhyzagaylel which one do you like?
? original sound - ?
Cila është “teoria e flokëve” në TikTok?
“Kjo teori pretendon se mënyra sesi stilohen flokët mund të ndryshojë mënyrën sesi dukeni dhe si perceptoheni nga të tjerët," thotë Clayton Hawkins, një stilist i njohur. "Pyesni këdo që ka ndryshuar ndonjëherë ngjyrën e flokëve ose ka vendosur një paruke dhe ata do t'ju konfirmojnë se: Po, njerëzit absolutisht ju trajtojnë ndryshe në varësi të pamjes së flokëve tuaj".
Jo vetëm që mund të ndikojë në mënyrën sesi të tjerët ju perceptojnë, por mund të ndikojë në mënyrën sesi ndiheni personalisht. Mendoni pak! A keni pasur ndonjëherë një ditë të keqe flokësh që ju ka dëshpëruar pafund? Përndryshe, një ditë e mirë flokësh ju ka bërë të ndiheni më të sigurt se kurrë?
@lipsandlattes #greenscreen The hair theory is the idea that people perceive you a certain way based on your hair sryle. How you sryle your hair can make you look 10 years younger! Keeping up with hair trends is important if you and to stay looking young! Outdated hair styles will age you! #hairtheory #agewell #lookyounger #antiaging #middleparthairstyle #hairstyle #aging ? original sound - Nicole Smith Cosmetic Injector
Pra, cilët faktorë japin ndikimin më të madh? Ngjyra e flokëve mund të bëjë diferencën, si dhe prerjet dhe stilet që bëhen posaçërisht për të theksuar disa tipare të fytyrës. "Ka disa prerje flokësh që plotësojnë forma të ndryshme të fytyrës," thotë Andrew Fitzsimons, stilist i flokëve për disa VIP-a në botë. "Për dikë me një fytyrë më të rrumbullakët, një prerje e shkurtër dhe e mprehtë mund të ndihmojë vërtet në zgjatjen e fytyrës”.
Ndërsa shumica prej nesh mund të konsiderojnë “teorinë e flokëve” për herë të parë, kjo është diçka që stilistët e mendojnë vazhdimisht. "Ajo që më pëlqen më shumë në teorinë e flokëve në TikTok është se është një këndvështrim i brendshëm për atë që ne si parukierë bëjmë çdo ditë, pas karriges," thotë Chris Jones, ambasador i një marke të njohur bojërash për flokët.
Burimi: PopSugar