TV Mania

Njihuni me anëtarët e jurisë së “X Factor Albania”

Shkruar nga Anabel

8 Nëntor 2023

Njihuni me anëtarët e jurisë së “X Factor 

Janë zbuluar më në fund anëtarët e jurisë së “X Factor Albania”. Në karrigen e jurisë do të ulen moderatori i njohur Adi Krasta dhe këngëtaret Arilena Ara dhe Elhaida Dani.
 
Adi Krasta do të rikthehet në një spektakël talentesh, pasi ka realizuar së bashku me Pali Kuken “Ethet e së Premtes Mbrëma”. Gjithashtu, ka prezantuar edicione të Festivalit të Këngës në RTSH. Rishtazi, edhe Festivalin e parë të Këngës në Kosovë.

Njihuni me anëtarët e jurisë së “X Factor
 
Arilena Ara është 'produkt' i “X Factor Albania”, pasi talenti i saj është identifikuar pikërisht në garën e këtij spektakli. Ajo do të jetë pjesë e jurisë, ku së bashku me Adi Krastën dhe Elhaida Danin do të gjykojnë performancat e garuesve.

Njihuni me anëtarët e jurisë së “X Factor
 
Anëtarja e tretë është këngëtarja e njohur Elhaida Dani, e cila kompleton jurinë fikse të “X Factor Albania”. Në spektakël do të ketë edhe një ‘guest judge’, i cili do të ndryshohet në çdo puntatë.

Njihuni me anëtarët e jurisë së “X Factor
 
Ndërkohë, "X Factor Albania" i ka mbaruar audicionet dhe është gati të na prezantojë me talentet e reja.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by X Factor Albania (@xfactor.albania)