Celebrity

Çfarë?! Kim zbulon se ka bërë një tatuazh dedikuar Pete Davidson

Shkruar nga Anabel

9 Nëntor 2023

Çfarë?! Kim zbulon se ka bërë një tatuazh dedikuar
Getty

Ju kujtohet kur Kim tha që nuk vendoset një sticker në një Bentley? Epo, ky mendim ka ndryshuar, pasi Kim zbuluar se ka bërë një tatuazh, dedikuar ish-it, Pete Davidson. Kim ka bërë një simbol infiniti në pjesën e brendshme të buzës së poshtme.

Çfarë?! Kim zbulon se ka bërë një tatuazh dedikuar
Hulu

Ajo e bëri tatuazhin sekret pas episodit të “SNL” në tetor të vitit 2021, kur u njoh me Pete Davidson dhe s’e tregoi për dy vite. Miqtë e saj, si dhe motra, Khloé Kardashian, e bindën që të bënte një tatuazh në orën 4:30, pasi ajo u puth për herë të parë me Pete.

Çfarë?! Kim zbulon se ka bërë një tatuazh dedikuar
Hulu

Në një video që dokumenton gjithë procesin, Kim shprehet se nuk ndien dhimbje. Në episodin e “The Kardashians”, ku ajo tregon tatuazhin e fshehtë, thotë: “E harroj, por kur pastroj dhëmbët me fije dentare e shoh dhe mendoj: “Ç’është kjo gjëja në buzë?”.

Çfarë?! Kim zbulon se ka bërë një tatuazh dedikuar
Hulu
Çfarë?! Kim zbulon se ka bërë një tatuazh dedikuar
Hulu

Nga ana tjetër, edhe Pete ka bërë të njëjtin tatuazh. Më vonë, ai shkroi edhe “Jasmine” dhe “Aladdin”, referuar skeçit që bëri me Kim. Gjithashtu, ai bëri tatuazh edhe incialet e fëmijëve të Kim, emrin e saj në kraharor dhe shprehjen “My girl is a lawyer” (“E dashura ime është avokate”).
 
Pas ndarjes nga Kim, ai hoqi tatuazhet, por mesa duket, Kim ka vendosur ta mbajë simbolin e infinitit.

Artikuj të sugjeruar: