Irina Shayk është fotografuar nga paparacët teksa shkonte në apartamentin e Tom Brady, në New York. Sipas burimeve, vizita e saj s’ishte aspak sekrete, përkundrazi, ajo do të donte që ta shihnin të gjithë.

Një burim tha për Page Six se për në apartamentin e Tom ka një hyrje më diskrete, por Irina zgjodhi pikërisht të hyjë nga dera kryesore.

E veshur e gjitha me të zeza (streçe, çizme, pallto dhe çantë në të njëjtën ngjyrë), Irina dukej e buzëqeshur, duke ndezur thashethemet për një ribashkim mes tyre.

Dyshja, e cila nuk e ka konfirmuar romancën, thuhet se i dhanë fund raportit të tyre, pasi ishte e vështirë që ta vendosnin njëri-tjetrin në plan të parë, sepse janë të dy njerëz të zënë me punë", sipas burimeve.
Por, mesa duket të dy paskan gjetur pakëz kohë për njëri-tjetrin.
Artikuj të sugjeruar:
- Thuhet se Irina Shayk dhe Tom Brady u ndanë për këtë arsye
- Pavarësisht se ç’u tha në fillim, Irina qenka xheloze për Bradley Cooper dhe Gigi Hadid
- Tom Brady dhe Irina Shayk i japin fund marrëdhënies
- Thuhet se Irina ishte ajo që prezantoi ish-in e saj, Bradley-n me Gigi-n
- Ç’mendim ka Irina Shayk për romancën e re të Bradley & Gigi