Celebrity

Njerëzit akuzojnë Kylie Jenner se ka kopjuar Kanye West

Shkruar nga Anabel

9 Nëntor 2023

Njerëzit akuzojnë Kylie Jenner se ka kopjuar Kanye West

Kylie Jenner po akuzohet nga njerëzit se ka kopjuar Kanye West në disa nga dizajnet e përdorur në linjën e veshjeve Khy.
 
Themeluesja e “Kylie Cosmetics” publikoi disa foto në Instagram, duke lajmëruar koleksionin e dytë të markës me xhupa puffers dhe veshje të tjera për motin e ftohtë. Ajo pozon me streçe të ngushta dhe transparente dhe me një xhup të fryrë në ngjyrë qumështi.

Njerëzit akuzojnë Kylie Jenner se ka kopjuar Kanye West
 
Njerëzve kaq u desh. Menjëherë nisën krahasimet me Bianca Censori, bashkëshorten e Kanye-s, e cila njihet për veshjet e saj transparente.

Njerëzit akuzojnë Kylie Jenner se ka kopjuar Kanye West

Njerëzit akuzojnë Kylie Jenner se ka kopjuar Kanye West

Edhe një tjetër krahasim:

Njerëzit akuzojnë Kylie Jenner se ka kopjuar Kanye West

Njerëzit akuzojnë Kylie Jenner se ka kopjuar Kanye West

Nuk u ndalën komentet për krahasimet me koleksionin e reperit për bashkëpunimin e markës së tij, Yeezy me GAP dhe Adidas, veçanërisht me "Round Jacket".

Njerëzit akuzojnë Kylie Jenner se ka kopjuar Kanye West
"Round Jacket" - Bashkëpunimi i Yeezy me GAP


“Tani po vjedh dizajnet e veshjeve të Kanye-s?”; “E morëm vesh se ku ka shkuar stock-u i pashitur i rrobate të Yeezy”; “Ndikimi i Yeez-it”; “Nuk do ishit asgjë pa kreativitetin e Kanye-t”; "Pse shtireni sikur s'e ka krijuar Kanye këtë look?"; "Duket si diçka që do të kishte krijuar Kanye" ishin disa nga komentet që vërshuan në fotot e Kylie-t.
 
Gjithashtu, njerëzit vunë re se për krijimin e këtij koleksioni, Kylie bashkëpunoi me “Entire Studios”, e drejtuar nga Sebastian Hunt dhe Dylan Richards Diaz, të cilët kanë bashkëpunuar me Kanye-n në të shkuarën.

Gjithsesi, pavarësisht akuzave, linja e re e 26-vjeçares, ka fitime marramendëse, duke tejkaluar shifrën e 1 milionë dollarëve në shitje, 1 orë pas publikimit të produkteve.