Celebrity

Keke Palmer akuzon ish-partnerin për abuzim fizik dhe emocional

Shkruar nga Anabel

10 Nëntor 2023

Keke Palmer akuzon ish-partnerin për abuzim fizik dhe emocional

Keke Palmer ka kërkuar mbrojtje kundrejt ish-të dashurit, Darius Jackson, duke e akuzuar për abuzim emocional dhe fizik. Aktorja 30-vjeçare ka paraqitur një padi në Los Angeles, ku kërkon edhe kujdestarinë e plotë të djalit 8-muajsh, Leodis.
 
Në dokumentet e gjyqit të siguruara nga Page Six, Palmer shprehet se ka pasur shumë momente dhune fizike nga ish-i, 29 vjeç, duke përfshirë: shkatërrimin e pronës së saj private; hedhjen e sendeve të saj nëpër rrugë; hedhjen e çelësave për ta ndaluar të largohet; gjuajtjen para djalit të tyre; kërcënime se do të vriste veten me pistoletë nëse ajo e linte; ngacmime dhe abuzime të tjera emocionale dhe fizike.

Keke Palmer akuzon ish-partnerin për abuzim fizik dhe emocional
 
Edhe pse dyshja është ndarë para disa kohesh, sërish ylli i “Nope” tha se ish-i ka hyrë në shtëpi pa dijeninë e saj, më pas e ka sulmuar, duke e goditur dhe duke e hedhur në divan. Ai i ka rrëmbyer nga duart telefonin kur Keke e ka kërcënuar se do të telefonojë policinë.
 
Palmer tha se dhuna e tij ndaloi në tetor dhe u shpreh se gjatë marrëdhënies së tyre, e cila nisi në qershor 2021, kishte të tilla episode.

Keke Palmer akuzon ish-partnerin për abuzim fizik dhe emocional
 
“Djali ynë, Leo, është arsyeja pse i dhashë fund lidhjes me Darius-in dhe u largova nga abuzimi. Leo është gjëja më e rëndësishme në botë për mua; ai ka nevojë dhe meriton të jetë i sigurt dhe të rritet në një ambient pa dhunë”, u shpreh aktorja.
 
Ata u ndanë në gusht 2023, por sipas burimeve, ruanin raporte të mira.

Artikuj të sugjeruar: