Fashion News

Ndërron jetë në moshën 46-vjeçare drejtori kreativ i Moschino

Shkruar nga Anabel

11 Nëntor 2023

Ndërron jetë në moshën 46-vjeçare drejtori kreativ i

Dizajneri i modës Davide Renne ka ndërruar jetë në moshën 46-vjeçare. Lajmin e hidhur e bëri me dije llogaria zyrtare e Moschino në Instagram.

Marka e njohur, në një postim në Instagram, u shpreh: “Me pikëllim të thellë dhe trishtim të madh, Moschino njofton se Davide Renne ndërroi jetë më 10 nëntor 2023 në Milano. Davide mori rolin e drejtorit kreativ të Moschino vetëm disa ditë më parë, më 1 nëntor”.
 
Më tej, në postim shkruhej:
 
“Nuk ka fjalë që mund të përshkruajnë dhimbjen që po përjetojmë në këtë periudhë dramatike. Davide na u bashkua vetëm disa ditë më parë, kur një sëmundje e beftë e mori prej nesh shumë shpejt. Ende s’mund ta besojmë se ç’ndodhi. Me Davide po punonim në një projekt ambicioz, në një atmosferë entuziazmi dhe optimizmi për të ardhmen. Edhe pse ai ishte me ne për një kohë shumë të shkurtër, Davide ishte i aftë që të na bënte ta donim dhe respektonim”, duke shtuar se Moschino do e çojë më tej imagjinatën, kreativitetin dhe vizionin e Davide.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Moschino (@moschino)


Renne ka lindur në Itali dhe e nisi karrierën e tij si dizajner mode duke punuar me stilistin dhe mentorin Alessandro Dell’Acqua. Më parë, ai ka qenë në krye të departamentit të veshjeve për burra te marka e njohur Gucci. Rolin e drejtorit kreativ te Moschino e mori 9 ditë para vdekjes, më 1 nëntor.
 
Sipas CNN, Renne do të prezantonte koleksionin e parë me Moschino në Javën e Modës në Milano në shkurt të vitit tjetër.