Street Style

Veshja e fundit e Margot Robbie nuk ka asnjë lidhje me imazhin e kukullës ‘Barbie’

Shkruar nga Anabel

11 Nëntor 2023

Veshja e fundit e Margot Robbie nuk ka asnjë lidhje me imazhin e

Daljet e saj publike gjatë turneut për filmin “Barbie”, na “stërvitën” sytë me imazhin e kukullës perfekte bionde, e veshur me fustane elegante, taka të larta, flokë biondë të kapur bukur me fjongo apo kapëse që bien sy, pra me pak fjalë: një kukull e vërtetë!

Veshja e fundit e Margot Robbie nuk ka asnjë lidhje me imazhin e

Veshjet e shumta të aktores Margot Robbie i bën të gjithë fansat të idealizonin stilin e saj me fustane elegante, aksesorë të çmuar, gjithnjë në formë dhe super class. Por, fotot të fundit të Margot na tregojnë anën tjetër të aktores që duket se nuk ka asnjë lidhje me kukullën e famshme. Ajo u fotografua me një palë shapka Crocs me ngjyrë të verdhë të ndezur gjatë një takimi me bashkëshortin, Tom Ackerley në Australi.

Me pantallona të gjera të zeza, një bluzë në po të njëjtën ngjyrë, por të shkurtër, aktorja na konfirmoi se edhe stili tipik casual i rri mirë në trup. Një çantë me thurje në nuancë bezhë dhe një palë syze dielli plotësonin imazhin e saj.

Burimi: TZR