
Kape stilin e saj para se të zhduket si Houdini! Dua Lipa na provon se vishnja (ose cherry coke) është ngjyra më cool e këtij sezoni dhe përpos se ka lyer flokët në këtë ngjyrë, na tregon edhe një super kombinim.

Ajo veshi xhinse të gjera, të futura në një palë çizme kauboj, ngjyrë vishnje, një bluzë të zezë, një pellush të bardhë dhe një çantë të lezetshme në ngjyrën e çizmeve.

Ndalemi një moment se dhe flokët kanë rëndësi:

Ok, ecim! Prej kohësh, ngjyra cherry coke ka bërë namin dhe nëse ende s’të është mbushur mendja nga kombiminimi i Duas, ja ku i kemi ca sugjerime të tjera:
Fund, xhaketë dhe çantë vishnje, kombinuar me çizme të gjata

Fund tenisi dhe pulovër

Fund, korse, çantë dhe çizme vishnje

Fustan dhe xhaketë

Fund dhe këmishë

Thjesht një fustan i trikotuar

Fund, xhaketë dhe çizme kauboj

Xhinse, një bluzë fine, taka dhe çantë

Artikuj të sugjeruar: