
Aktori Timothée Chalamet ka acaruar njerëzit, të cilët s’po i kursejnë komentet për të në çdo rrjet social. Ai, në një paraqitje për “SNL”, bëri një shaka të tepruar për Hamasin, në një situatë të tillë, ku lufta ka sjellë vrasjen e mijëra njerëzve, mes tyre shumë fëmijë.
Në skeçin e “SNL”, Timothée luan rolin e një muzikanti të quajtur Frank, i cili po bëhet gati të vetëhidhet nga një ndërtesë.
Ndërkohë, 3 njerëz, të cilët kanë një grup të quajtur “Please Don’t Destroy” (“Të lutem mos shkatërro”) kalojnë poshtë ndërtesës dhe i thonë “Frank” të mos hidhet sepse do e ndihmojnë për ta promovuar në rrjetet sociale.
Më pas, ata ndryshojnë mendjen kur marrin vesh se banda e Frank quhet “Hamas” (si grupi militant në Gaza). Njëri prej 3 personave thotë: “Plako, s’do shpërndaj një këngë nga Hamasi në Instagram”.
— Pop Base (@PopBase) November 12, 2023
Ky skeç i acaroi shumë njerëzit, të cilët komentuan: “Shumica e shakave në “SNL” janë patetike dhe s’të bëjnë për të qeshur, por kjo i tejkalon të gjitha. Është mungesë totale respekti, si dhe prek fëmijët. Fëmijët po sakatohen dhe ti po bën shaka për këtë”; “Pothuajse 12,000 njerëz kanë vdekur për 34 ditë, po ndodh një gjenocid në Palestinë nga zionistët dhe në njëfarë mënyre, “SNL” dhe Timothée Chalamet mendojnë se është me vend të bëjnë një shaka për HAmasin”; “E para, vetëvrasja nuk është shaka. E dyta, po ndodh një fatkeqësi, njeri i pashpirt”; “Si pranoi ta bënte këtë? Asgjë nuk është ok në këtë video”, ishin disa nga komentet, ndërsa të tjerë njerëz e akuzuan aktorin se nuk ka folur fare për luftën Hamas-Izrael dhe tani, e përmend për të bërë “shaka” me situatën.
Në Gaza, numri i viktimave ka prekur shifrën 11,100, të cilët 8,000 janë gra dhe fëmijë. Situata është kaotike dhe prej disa ditëve po bëhet thirrje për një armëpushim. Këto thirrje nuk janë pranuar nga presidenti izraelit, Benjamin Netanyahu.
Artikuj të sugjeruar: