Disa përdorues të TikTok-u e kanë shtyrë praktikën e larjes së flokëve vetëm një herë në muaj. Ata e kanë quajtur këtë "stërvitje për flokët", duke pretenduar se rritja në mënyrë progresive e kohës midis çdo larjeje do të bëjë që flokët të duken më mirë.
Hashtagu #hairtraining ka marrë tashmë mbi 164.3 milionë shikime, me shumë video që tregojnë se përdoruesit e kësaj platforme kalojnë javë të tëra pa i larë flokët.
@kaitmoritz I went 18 days without washing my hair! My secrets to hair training are brushing and oiling your hair daily, Redken dry shampoo, and crimping your hair so it looks less oily. #GetCrackin #hairtraining #hairwashday #hairtrainingtips #hairtraining101 #hairwashingroutine #hairwashing #hairwashroutine #hairtok ? original sound - Kait
Por a mbështetet në të vërtetë kjo praktikë në ndonjë provë shkencore? Epo, ka disa rreziqe.
Nëse nuk vendosni shami apo kapele rregullisht në kokë, çdo ditë gjëra të tilla si papastërtia, pluhuri, insektet dhe ndotës të ndryshëm do të bien në kokën tuaj. Çdo ditë, skalpi prodhon vaj, sebum dhe grimca të tjera gjithashtu. E gjithë kjo mund të çojë në acarim, kruajtje dhe inflamacion të lëkurës.
Por nga ana tjetër, larja e tepërt e flokëve me kimikate të ndryshme në shampo mund t'i thajë flokët shumë, kështu që skalpi juaj mund të rrisë prodhimin e vajrave natyralë.
Sigurisht, frekuenca e larjes është specifike në persona të ndryshëm.
Shpeshtia e larjes së flokëve nuk është faktori i vetëm që ndikon në shëndetin e flokëve dhe skalpit. Lloji i shampos, balsamit dhe përbërësit e tyre mund të luajnë rol të madh. Larja e rregullt e flokëve ndihmon në shpërndarjen e vajit në mënyrë më të barabartë. Pajisjet si tharëset apo pjasteri mund të dëmtojnë flokët, ndaj kujdes: mos i përdorni shpesh.
Prandaj, duhet të keni kujdes dhe aplikoni në flokë vetëm atë që keni nevojë vërtet.
Pra, mos i lini flokët 30 ditë pa larë!
Burimi: Forbes