Frymëzohuni nga vitet '60 për të bërë rimelin fantastik gjatë gjithë sezonit! Efekti merimangë, për qerpikë të gjatë dhe me volum, është rikthyer për t’i dhënë një “prekje” më të thellë shikimit dhe portretit tuaj. Ky lloj rimeli nuk sugjerohet për gocat që duan grimin natyral, por kryesisht për ngjarje artistike, evente etj.
Grimi ikonik i Twiggy-t, ku qerpikët ishin aq të gjatë dhe të trashë sa i jepnin ekspresivitet shikimit, duke vendosur syrin në plan të parë, mund të jetë një model frymëzimi për ju.
Por si t’i bëni qerpikët merimangë? Fillimisht aplikoni shumë rimel dhe mes një shtrese dhe tjetrës e lini rimelin të thahet pak. Më pas i gruponi me ndihmën e një piskatoreje, pra krijoni disa grumbuj qerpikësh duke i bashkuar. Pamja nuk mund të konsiderohet e plotë nëse nuk rikrijoni të njëjtën gjë edhe për qerpikët e poshtëm.
“Qerpikët merimangë” bëjnë diferencën, duke i bërë sytë më të mëdhenj. Së fundmi, e zeza është si gjithmonë ngjyra më e zakonshme dhe më e dashur për rimelin dhe qerpikët në përgjithësi, por bluja dhe vjollca janë gjithashtu një ide për grimin artistik dhe eksperimental.
Burimi: Elle