Ne nuk e mbajmë mend ndryshe
përveçse një brune e përjetshme! Besojmë se kemi të drejtë apo jo! Ajo nuk ka eksperimentuar me ngjyrat, përveçse me gjatësinë apo modelin e flokëve. Por, këtë herë na habiti të gjithëve!
Ish-ylli i Pussycat Dolls publikoi një foto në story-n e Instagram ku na njohu edhe me modelin e ri të flokëve. Një super transformim apo jo?
Flokë biondë, në modelin bob të shkurtër deri te supet dhe Nicole duket kaq ndryshe.
Ne nuk mund të vëmë bast nëse ky model do të jetë i përhershëm apo është thjesht një ndryshim i momentit, por gjithsesi ajo duket bukur!
Burimi: Cosmpolitan