Më fal, se nuk jam mirë me emrat. Faton Shohi kush është? Menaxheri i Ledri Vulës.
Qartë. Çfarë ndodhi? Revista Class publikoi disa foto që linin vend për diskutim. Bazuar te fotot, u tha se Sara Hoxha kishte qenë në një koncert të Ledrit në New York.
Po, edhe? Ja që vajza në fjalë nuk ishte Sara.
Ku e dini ju? Këtu hyn në skenë Fatoni, që u sigurua të mos kishte asnjë ngatërresë. Ai kontaktoi me Revistën Class dhe i nisi një video të vajzës në fjalë, që dukshëm nuk është Sara.
Me miratimin e vajzës së panjohur...besoj. Ah, këtë nuk e dimë. Por me siguri po; Fatoni duhet t’i njohë këto çështjet e privatësisë.
View this post on Instagram
Ndoshta. Po Ledri dhe Sara çfarë kanë thënë? Asgjë.
Pra, flet Fatoni për ta. Sara duket se është zhvendosur për momentin në Gjermani, bashkë me vajzën.
Kush e thotë këtë? Fotot e fundit të Sarës në Instagram dhe miqtë e saj.
Miqtë? Po. I ftuar në “Ftesë në pesë”, gazetari dhe miku i Sarës, Andi Vrapi, u shpreh se ajo është shpërngulur në Gjermani.
Çfarë tha tjetër? Tha që “beson se ka një krizë mes çiftit” dhe ai “shpreson që ta zgjidhin sa më shpejt”. Ai nuk beson që janë ndarë.
Edhe miqtë nuk e dinë të sigurt?! Mesa duket. Ah, edhe diçka.
Jepi. Ledri ka fshirë nga YouTube këngën “Gjendja”, ku shfaqet me Sarën në videoklip.
Obobo ana e Ledrit nuk duket aspak e qetë. Shpresojmë të flasin të dy shkurt e qartë: “Po, jemi ndarë” ose “Jo, nuk jemi ndarë”. Edhe të flemë të gjithë të qetë!
Flisni për vete; për mua dielli po njësoj lind.