Celebrity

Kim thotë se divorci i prindërve të saj e ndihmoi për ndarjen nga Kanye

Shkruar nga Anabel

15 Nëntor 2023

Kim thotë se divorci i prindërve të saj e ndihmoi për

Kim Kardashian u shpreh se divorci i së ëmës, Kris Jenner me të atin e ndjerë, Robert Kardashian, e ndihmoi që të tejkalonte ndarjen e saj nga reperi Kanye West. Në një intervistë për GQ, ajo tregoi qasjen e saj, të frymëzuar nga divorci i prindërve.

Kim thotë se divorci i prindërve të saj e ndihmoi për
 
“Mendova se si e përballuan prindërit e mi në raport me fëmijët. Mbaj mend që u treguan të hapur. Në fund, ajo që ka rëndësi është që fëmijët të ndihen që i duan dhe i dëgjojnë. Ti duhet të jesh e ndjeshme sepse ata janë thjesht fëmijë dhe është e vështirë që ta kalosh (një përvojë të tillë) pavarësisht moshës, u shpreh Kim.

Kim thotë se divorci i prindërve të saj e ndihmoi për
 
Më tej shtoi:
 
“Duhet të sigurohesh që të shkosh në një nivel që ata mund ta kuptojnë. Është okay që të tregosh anën tënde të ndjeshme. Nuk duhet të shkosh kurrë në anën negative. Mbaj mend që mendoja: “Të lutem, Zot, mos i lejo ata të përzihen në divorcin (tonë)”.
 
Ylli 43-vjeçar, pas divrocit me Kanye, shkoi në terapi për të kuptuar se ç’ishte më e mira për fëmijët e saj. “Shkova tek terapisti për të kuptuar psikologjinë e fëmijëve”, duke shtuar se mori këshilla se si të sillej me fëmijët.
 
Kim dhe Kanye e finalizuan divorcin në vitin 2021. Ata kanë bashkë 4 fëmijë: North, Saint, Chicago dhe Psalm.

Kim thotë se divorci i prindërve të saj e ndihmoi për

Ndërsa Kris dhe Robert u ndanë në vitin 1991, pas 12 vitesh martesë, për shkak se Kris e tradhtoi. Por, pavarësisht ndarjes së tyre, Kris vuri në dukje se ajo dhe Robert Kardashian mbetën të afërt derisa ai vdiq në vitin 2003 nga kanceri i ezofagut.

Kim thotë se divorci i prindërve të saj e ndihmoi për
 
Kris ka me Robert Kardashian vajzat Kourtney, Kim dhe Khloe si edhe djalin Rob; ndërsa me ish-in Caitlyn Jenner ka vajzat Kendall dhe Kylie.