Celebrity

Adriana Lima u përgjigjet aludimeve se ka bërë ndërhyrje në fytyrë

Shkruar nga Anabel

16 Nëntor 2023

Adriana Lima u përgjigjet aludimeve se ka bërë ndërhyrje

Adriana Lima ngjalli reagime dhe aludime të shumta se ka bërë ndërhyrje me botoks, ose operacione plastike, pasi u shfaq në premierën e “Hunger Games: The Ballad of Songbirds & Snakes”. Përmes një postimi në Instastory, Adriana iu përgjigj aludimeve, duke thënë se kjo është fytyra e lodhur e një nëne.
 
“Kjo është fytyra e lodhur e një nëne që ka një vajzë adoleshente, dy fëmijë që po bëhen adoleshentë, një djaë aktiv 1-vjeçar që po mëson të ecë dhe 3 qenushë…Faleminderit për shqetësimin”, shkroi ajo në foton pa makeup.

Adriana Lima u përgjigjet aludimeve se ka bërë ndërhyrje
 
Reagimi i saj vjen pas komenteve të shumta në paraqitjen e saj në tapetin e kuq të premierës së “The Hunger Games: The Ballad of Songbirds & Snakes”, në Los Angeles.

Adriana Lima u përgjigjet aludimeve se ka bërë ndërhyrje
FilmMagic


Shumë njerëz aluduan se Lima, 42 vjeç, ka bërë disa ndërhyrje, pasi dukej si “e tërhequr në fytyrë” dhe disa zona të fytyrës ishin më të fryra se të tjerat.

Adriana Lima u përgjigjet aludimeve se ka bërë ndërhyrje
FilmMagic

“Nuk e di nëse janë i njëjti person”; “Ka bërë botoks te sytë dhe një operacion në hundë”; “Mollëzat botoks”; “Adriana, psee?! Pse gjithë ky botoks?” ishin disa nga komentet në rrjetet sociale.